BREAKING

0

“Rilindja” e Samsung Galaxy Beam: Prezantohet zyrtarisht në MWC 2012, me projektor dhe procesor dual-core

Edhe Samsung na surprizonë, pak orë para se të fillojë MWC 2012

Samsung-Galaxy-Beam-e1330245550546

Refresh për -mikun tonë të vjetër- Galaxy Beam, i cili do ketë të “veshur”  Android 2.3 dhe procesor dual-core 1GHz. Ashtu si paraardhësi i tij, do të ketë pajisje projektimi të inkorporuar, me ndriçim 15 lumens, të mjaftueshëm për të shfaqur një foto me rezolucion të lartë në madhësi deri në 50 inç. Do të ekzistoj një aplikacion specifik që aktivizon projektimin, dhe do ti ofroj mundësinë përdoruesve të përdorin materiale nga fotot ose videot, si dhe të ndërveprojnë me lojrat e tyre, atëher kur ekrani 4 inç WVGA i pajisjes nuk do iu mjaftoj. Gjithashtu, Galaxy Beam disponon kamera të pasme 5Mpixels, frontale 1.3Mpixels, bateri 2000mAh dhe 8GB hapësirë për të ruajtur të dhënat. Informacione se kur pajisja do të disponohet në treg ende nuk kanë dalë.

Shihni njoftimin për shtyp të Samsung

Burimi: Engadget

 

0 Comment