BREAKING

0

LG Optimus 4X HD: Ky është quad-core!

Gjatë ditëve të fundit nuk arrinim dot të shkruanim për anunçimet e reja të prodhuesit Korean. Filluam me Optimus VU, Optimus L-Style, Optimus 3D Max dhe tani... Optimus 4X HD. Është koha për 4bërthamëshin!

LG-Optimus-4X-HD-e1329989502415

Thashethemet qarkulluan disa ditë më parë, por tashmë është zyrtarizuar! “Dinamiti” i ri i LG, disponon një procesor quad-core Tegra 31.5GHz, ekran 4,7 inç “True HD IPS” me rezolucion 1280 x 720 pixels, 1 GB RAM, 8Mpixels kamera të pasme, 1.3 Mpixels frontale, MHL, DLNA, 16GB memorie dhe një bateri 2150mAh. Edhe pse ka një ekran të madh, pajisja është tepër e hollë me njl trashësi që nuk i kalon 8,9 mm.

Natyrisht, LG Optimus 4x HD inkorporon versionin Ice Cream Sanwich të Android, ndërsa pritet të dalë në tregun evropiantremujorin e dytë të vitit.

Me publikime të kësaj natyre, ndjejmë se MWC 2012 po afron gjithnjë e më shumë. Na duhet të bëjmë durim deri të djelën në mbrëmje...

Burimi: Engadget

 

0 Comment